Ganimete Musliu kritikon Sveçlën: Sigurinë e vendit e trajton përmes rrugëve të bamirësisë

16:21 | 17 December 2022

Musliu për Sveçlën: Sigurinë e vendit e trajton përmes rrugëve të bamirësisë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka kritikuar ministrinë e Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla për veprimet e tij “bamirëse”, karshi Policisë së Kosovës.

Musliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës në njërën anë krenohet se e ka miratuar buxhetin më të lartë për siguri, e nga ana tjetër sigurinë e vendit e trajton përmes rrugëve të bamirësisë.

“Në njërën anë krenohen qe kanë miratu buxhetin ma të lartë për siguri, në anën tjetër sigurinë e vendit e trajton përmes rrugëve të bamirësisë. Xhelal Sveçla, Ministër i Brendshëm i qeverisë së Albin Kurtit për turpin e tij e tonin si shtet, po mburret që ushqimin për policinë në Veri po e siguron përmes rrugës së bamirësisë”, ka shkruar ajo.

Musliu po ashtu i quajti dështak e shkatërrues të institucioneve krerët e shtetit.

Ajo gjithashtu ju bëri thirrje që të zgjidhet edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

“O dështakë, o shkatërrues të institucioneve, policinë e këtij vendi trajtojeni me dinjitet, siguroni paga, ushqim, armatim e veshmbathje. Zgjidheni drejtorin e policisë e mos na tregoni se sa bujarë e fisnikë janë shqiptarët sepse e dimë sikurse e dimë që ti dhe shefi yt nuk keni as plan e as vullnet për ta qeverisur këtë vend”, ka shkruar ndër të tjera, deputetja Musliu.

Komento: