Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur për jetën e saj personale, duke treguar arsyet pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë.
Ajo ka ndarë disa nga përvojat e saj jetësore në një intervistë, ku është ndalur te rrugëtimi që ka pasur ndër vite.
Musliu ka thënë se etapat nëpër të cilat ka kaluar nuk kanë qenë aspak të lehta dhe se rrethanat e jetës kanë ndikuar në rrugëtimin e saj personal. Ajo ka theksuar gjithashtu se është pro familjes, pavarësisht se vetë nuk ka krijuar një të tillë.
Deklarata e saj ka rikthyer vëmendjen te një pjesë e jetës personale për të cilën deputetja nuk flet shpesh në publik.



