Ganimete Musliu rikthehet në Kuvend, kolegët e duartrokasin

12:48 | 27 Qershor 2024
ganimete-musliu-rikthehet-ne-kuvend,-koleget-e-duartrokasin

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka pasur një intervenim kirurgjik muaj më parë.

Pas disa muajve pushim, Musliu është rikthyer në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet në një ambient tjetër nga ku mbahet zakonisht.

Nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, që po udëheq me seancën në sallën alternative, i ka uruar mirëseardhje deputetes Musliu.

Të gjithë deputetët e pranishëm e kanë përshëndetur me duartrokitje rikthimin e Musliut në Kuvend.

Komento: