Ganimete Musliu: Kandidatura e Sami Lushtakut është i pakontestueshëm.
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se kandidimi i Sami Lushtakut për kryetar të Skenderajt është i pakontestueshëm, nga qytetarët dhe nga PDK’ja, shkruan Express.
Musliu gjithashtu tha se nuk e di saktësisht pse është krijuar një mjegull lidhur me kandiaturën e Lushtakut, por sipas saj, kandidimi i tij është i domosdoshëm.
“Kandidimi i Lushtakut është i pakontestueshëm, nga qytetarët dhe PDK’ja”, është shprehur Musliu.
“Unë vetë s’e kam të qartë pse është krijuar një mjegull për kandidaturën e z. Lushtaku. Por, kthimi i Lushtakut si kandidat komune është i domosdoshëm”, ka thënë Musliu.
E për Drenasin, Musliu ftoi strukturat e PDK’së në degë t’i respektojnë vendimet e hierarkisë në parti.
“Në Drenas po ndodh debat. Këto që po diskutohen në Drenas, duhej të diskutoheshin brenda. Ka munguar gatishmëria dhe vullneti që të diskutohen brenda këto probleme. Ne e mirëpresim debatin”
“Por, ftojmë që strukturat t’i respektojnë veprimet e organeve të PDK’së. Organet e partisë janë Këshilli i Përgjithshëm, pastaj Kryesia dhe degët. Dihet që fjalën e fundit e thotë kryesia”, thotë Musliu.
Tutje, Musliu tha se PDK’ja do të mbajë një konventë për zgjedhje të brendshme, megjithatë nuk dha ndonjë datë as të përafërt.
“Nuk mund të japë datë as ditë kur do të mbahet konventa e PDK’së, për shkak të punëve që kemi për zgjedhje lokale. Është e domosdoshme dhe i duhet PDK’së, është e patjetërsueshme”, shtoi Musliu.