Ganimete Xhelili rizgjedhet kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës

18:03 | 24 Shkurt 2024
ganimete-xhelili-rizgjedhet-kryetare-e-odes-se-ndermjetesuesve-te-kosoves

Me 44 vota për, Ganimete Xhelili u rizgjodh kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONDK) për një mandat të dytë.

Mandati i Xhelilit në këtë pozitë është trevjeçar.

Zgjedhja e saj në këtë pozitë u bë gjatë Kuvendit të rregullt zgjedhor të mbajtur të shtunën, në Amfiteatrin e Ministrisë së Drejtësisë.

Kundërkandidat i saj ishte ndërmjetësuesi në Prishtinë, Isuf Jahmurataj, i cili në total mori 33 vota.

Ndryshe, gjatë kësaj mbledhje janë zgjedhur edhe anëtarët e bordit të ONDK-së.

Shtatë anëtarët e zgjedhur, që vijnë nga shtatë regjione të Republikës së Kosovës, janë: Anita Kosumi nga Prishtina, Edmond Kumnova nga Mitrovica, Shkelzen Dreshaj nga Peja, Arijeta Hoti Haxhiajdini nga Prizreni, Teuta Bajrami nga Ferizaj, Hidajete Ismaili nga Gjilani dhe Nora Dobruna nga Gjakova.

Komento: