
Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë që garuan në zgjedhjet e 7 qershorit.
Djali i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Ukë Rugova në numërimin e deritanishëm ka fituar 20 mijë e 577 vota.
Uka që garon për ulëse në legjislaturën e re parlamentare nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, renditet i 6-ti për sa i përket numrit të votave.
Aktualisht ka kaluar shifrën e 62.5 përqindshit numërimi i vendvotimeve nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.