Gara në Prishtinë,sipas sondazhit të Klan Kosovës, prin Arben Vitia – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gara në Prishtinë,sipas sondazhit të Klan Kosovës, prin Arben Vitia

22:23 | 14 Tetor 2021

Me 17 tetor Kosova do të ketë zgjedhje lokale.

Sipas sondazhit të Klan Kosovës ku janë duke u publikuar të dhënat e fundit të matjeve të opinionit publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë do të ketë balotazh.

Në bazë të këtij sondazhi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia është ai që do të prijë në këto zgjedhje.
Sipas të dhënave i dyti do të jetë Përparim Rama nga LDK-ja, i treti Uran Ismaili, kandidati i PDK-së, i katërti Daut Haradinaj i AAK-së dhe i fundit Gëzim Mehmeti i AKR-së.

Të dhënat me përqindje:

Arben Vitia(LVV) – 46.3 për qind

Përparim Rama (LDK) – 25.1 për qind

Uran Ismaili (PDK) – 19.2 për qind

Daut Haradinaj (AAK) – 5.5 për qind

Gëzim Mehmeti (AKR) – 0.4 për qind

Komento: