Gara për Pejën, Vetëvendosje e fton AAK-në për koalicion

15:56 | 28 Tetor 2025
Gara për Pejën, Vetëvendosje e fton AAK-në për koalicion

Lëvizja Vetëvendosje, gjegjësisht kandidati i këtij subjekti për Pejën Taulant Kelmendi, i ka dërguar një ofertë zyrtare për bashkëpunim, Ali Berishës së AAK-së. Kjo u bë e ditur nga vet Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook.

“Qyteti ynë meriton një qeverisje të përgjegjshme, me integritet dhe në shërbim të qytetarëve”, shkroi Kelmendi.

Në balotazhin e 9 nëntorit, në garë për të parin e Pejës janë kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së Gazmend Muhaxheri dhe Taulant Kelmendi nga Vetëvendosje.

Komento: