Gara për titull në Serie A, Sarri me deklaratë të papritur

14:13 | 11 June 2020

Muarizio Sarri këmbëngul se s’ka favorit në garë për titull në Serie A.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, këmbëngul se nuk ka favorit në garë për titull në Serie A këtë sezon, duke argumentuar se secili ekip rrezikon të lëshojë pikë për shkak të gjendjes pas pandemisë koronavirus.

Trajneri italian thotë se gara për titull është shumë e hapur, kur kanë mbetur edhe 12 ndeshje për t’u zhvilluar deri në përfundim të kampionatit.

Juventusi është lider me një pikë më shumë se Lazio, ndërsa Interi ngel nëntë pikë mbrapa në vendin e tretë, por do ta ngushtojë epërsinë në gjashtë pikë nëse e fiton ndeshjen e mbetur.

“Në këtë situatë nuk mund të flasim për favorit për Serie A. Të gjitha ekipet rrezikojnë të lëshojnë pikë”, ka thënë Sarri.

“Më e rëndësishmja është ta përfundojmë sezonin dhe nëse gjendja shëndetësore na lejon, atëherë duhet patjetër ta rishikojmë protokollin dhe ta shmangim karantinën, në mënyrë që të përfundohet sezoni”, shitoi ai.

Komento: