Gara shpejtësie në Prishtinë, Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit

11:45 | 17 Korrik 2026
gara-shpejtesie-ne-prishtine,-policia-gjobit-dy-shofere-me-nga-500-euro-dhe-ua-ndalon-patenten-per-nje-vit

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj dy drejtuesve të automjeteve, të cilët janë identifikuar duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugët e Prishtinës.

Pas identifikimit të tyre, zyrtarët policorë kanë zbatuar masat e parapara me legjislacionin në fuqi. Secili nga shoferët është gjobitur me 500 euro, i është shqiptuar ndalimi i drejtimit të automjetit për 12 muaj, si dhe i janë regjistruar 5 pikë negative.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme që cenojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Komento: