Fsk me ceremoni për pavarësinë e Amerikës.
Garda Ceremoniale e FSK-së në përvjetorin e pavarësisë së ShBA-së, së bashku me shoqatën “Miqtë e Amerikës” ka bërë ngritjen e flamurit amerikan në Prishtinë, në sheshin që mban emrin e ish-presidentit amerikan Bill Clinton.
Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, tha se ngritja e këtij flamuri, po bëhet në nder të përvjetorit të pavarësisë së ShBA-ve.
“Populli i Kosovës në veçanti populli shqiptar, për nder të pavarësisë së SHBA-së edhe këtë vit mund të themi që bëmë një aktivitet në koordinim me ‘Miqtë e Amerikës’ me Ushtrinë e Kosovës dhe me Forcën e Sigurisë së Kosovës gjegjësisht me gardën ceremoniale të FSK-së e bëmë ngritjen e flamurit amerikan dhe treguam edhe një herë respekt, dashuri, sinqeritet për t’i treguar popullit amerikan se ne populli shqiptar jemi falënderues. Nuk i kemi harruar ato veprime që kemi bërë jo vetëm kohëve të fundit por edhe gjatë historisë”, tha Rexhepi, transmeton kosovapress.
Falënderues ndaj ShBA-së për kontributin e dhënë ndaj Kosovës u shpreh edhe Hajrush Kurtaj, drejtor i departamentit civilo-ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Kjo festë është e përbashkët e jona, këtë aktivitet që po e zhvillojmë sot, në bashkëpunim me shoqatën “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim edhe me Forcat e Sigurisë së Kosovës duke u bazuar në kontributin e dhënë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidentit Ëillson e deri më tani do të jetë mirënjohës gjithmonë, është mirënjohëse për kontributin edhe sot”, ka thënë Kurtaj.