Garë e ashpër në mes të Milanit dhe Juventusit për yllin e Serie A

11:59 | 11 Dhjetor 2020

Juve-Milan, garë e ashpër për yllin e Serie A.

Juventus dhe Milan kanë vendosur tashmë që rivalitetin e tyre ta zhvendosin në merkaton e transferimeve ku tashmë objektivi i të gjigantëve të Serie A është bërë mbrojtësi i Veronas, Matteo Lovato.

Është pikërisht mbrojtësi që ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane por siç po shkojnë gjërat ai do të përfundojë tek Zonja e Vjetër ose tek Rossonerët.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, Maldini nuk heq dorë nga ish futbollisti i Padovas mirëpo transferimin e tij nuk do ta ketë të lehtë ku përveç shifrës prej 35 milionë eurosh duhet që të mposhtë edhe konkurencën e Juves.

Komento: