Garë e ashpër në Seria A për Champions League,ja cila skuadër mund të kalojë tutje

11:15 | 20 Maj 2019

Serie A është në fund të sezonit, por Atalanta, Inter, Milan dhe Roma po luftojnë për dy vende që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Juventusi dhe Napoli kanë siguruar tashmë dy të parët, por e treta dhe e katërta mbeten për fitore, përcjell ORAinfo.

Atalanta dhe Inter kanë të dyja 66 pikë, Milani ka 65 pikë, Derisa romakët kanë 63 pikë. Por kush do ta prekë Champions League?

Më mposhtë janë mundësitë se si këto skuadra mund të arrijnë atë qëllim.

Atalanta do të jetë në Ligën e Kampionëve nëse ata mmpshtin Sassuolo ose nëse ata nxjerrin barazim dhe Interi apo Milani nuk fitojnë ose ata humbasin dhe Milan nuk fiton (përveç rasteve kur romët janë fitimtarë)

Inter në Champions League nëse ata mposhtin Empoli ose së paku përputhen me rezultatin e Milanit
Ose ata humbasin dhe Milan arrin barazim. Një mundësi tjetër është nëse ata humbasin 1-0, Milan humbasin dhe Romët fitojnë pa katër gola të qarta.

Milano mund të arrijë në Champions nëse Ata mundin SPAL dhe as Atalanta ose Inter nuk fitojnë. Mundësia numër dy është nëse ata barazojnë, Inter dhe Atalanta humbasin dhe Romët fitojnë ose
ata barazojnë, Inter shmangin humbjen dhe Atalanta humbasin.

Liga e Kampionëve për Romën sigurohet nëse Ata mundin Parma me të paktën pesë gola dhe Interi humbet 1-0, Atalanta shmang humbjen dhe Milan humbet, ose nëse ata mundin Parmën, ndërsa Atalanta, Inter dhe Milan humbasin të gjithë./ORAinfo/

Komento: