Garë e madhe mes Bayernit, Barcelonës e Real Madridit për super-yllin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Garë e madhe mes Bayernit, Barcelonës e Real Madridit për super-yllin

20:56 | 29 Janar 2019

Duket se po zhvillohet një garë e madhe mes Bayern Munich, Barcelonës dhe Real Madridit.

Sulmuesi i Frankfurt, Luka Jovic është objektivi i tre gjigantëve të Evropës, raporton “AS”.

Jovic është lojtar i Benficas që luan në Frankfurt si lojtar i huazuar. Skuadra gjermane ka mundësinë ta blejë lojtarin në fund të sezonit, për një shumë prej 6 deri në 12 milionë euro.

Besohet se ata do ta aktivizojnë këtë të drejtë dhe ta bëjnë të vetin kartonin e reprezentuesit serb.

Gara për Jovic do të jetë interesante. Real Madrid, Barcelona apo Bayern Munich? Mbetet të shihet kush do ta bind sulmuesin e ri.

Komento: