
Po zhvillohet një garë e madhe mes Interit dhe Evertonit për yllin e Napolit.
Mesfushori brazilian i Napoli, Allan, nuk po kalon momentet më të mira të mundshme te skuadra e tij.
Lojtari është lënë jashtë skuadrës nga Gennaro Gattuso, pasi nuk kishte pasur angazhimin e duhur në stërvitje.
Sigurisht, pas këtyre ngjarjeve situata është e keqe dhe Inter e Everton po synojnë të shfrytëzojnë këtë.
‘Corriere dello Sport’ shkruan se Inter dhe Everton do të bëjnë gjithçka për ta transferuar lojtarin gjatë kësaj vere.
Kalimi i Allan tek Everton do të thoshte një ribashkim me Carlo Ancelottin, prandaj gjasat janë të mëdha që zgjedhja të jetë ajo.