Një mesfushor i ka futur në garë Manchester Unitedin dhe Manchester Cityn.
Dy skuadrat nga Premierliga duket se kanë vendosur që një lojtar të tillë ta gjejnë në kampionatin spanjoll.
Ishte fillimisht skuadra e Manchester City ajo që kërkoi shërbimet e Saul Niguez, por sipas raportimeve të ‘ESPN’ në garë është futur edhe Manchester United.
Gjithashtu raportohet se Manchester City ka identifikuar edhe lojtarin e dytë nga La Liga, të cilin do të synojë ta transferojë në rast se dështon transferimi i Saul.
Është fjala për shokun e tij të skuadrës tek Atletico Madrid, Rodri Hernandez, të cilin Guardiola do të mund ta përdorte si zëvendësues të Fernandinhos.