Garës për Pogban i shtohet edhe një super klub

16:00 | 18 Shkurt 2022

Klubi i Premierligës hyn në garë për Pogban

Futbollisti francez pritet të largohet nga Man Utd dhe ka paralajmëruar se mund të mbetet në Angli

Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United gjatë verës që vjen, por jo edhe nga Anglia.

Futbollisti francez ka paralajmëruar se mund të luajë në ndonjë klub tjetër të Premierligës.

E tash, mediumi “Fichajes” raporton se mesfushori ofanziv është bërë objektiv i Newcastlet, përcjell Express.

Klubi anglez, i cili ra në duart e miliarderëve arabë, është i gatshëm t’ia ofrojë një kontratë marramendëse Pogbas.

Kampioni i botës me Francën është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq” dhe e ka të drejtën absolute për ta zgjedhur klubin e ri.

Në garë për 28 vjeçarin qe një kohë janë edhe Paris Saint-Germaini, Real Madridi dhe Juventusi.

Komento: