Alejandro Garnacho ka nënshkruar kontratë të re Manchester Unitedin.
Klubi anglez ka njoftuar zyrtarisht këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me argjentinasin.
Sipas kontratës së re, Garnacho do të jetë i lidhur me Man Unitedin deri në verën e vitit 2028.
I daluri nga akedemia e “Djajve të Kuq”, ai ka bërë tashmë 31 paraqitje për ekipin e parë si 18-vjeçar.
Garnacho numëron katër gola dhe pesë asistime me fanellën e Manchester Unitedit.