Gashi: 9 shkurti është dita e fitores sonë të përbashkët

19:37 | 12 January 2025

Kanditati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gashi me numër 11 ka falenderuar publikisht qytetarët e Obiliqit dhe strukturat e LDK’së për mbështetjen.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi tha se tubimi i madh i hapjes ishte një dëshmi për ndryshim.

“Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm! Tubimi i madh i hapjes ishte një dëshmi e fuqisë sonë dhe energjisë së pashtershme për ndryshim”, u shpreh Gashi.

Më tutje, ai tha se 9 shkurti do të jetë dita e fitores për ta.

“9 shkurti është dita e fitores sonë të përbashkët”.

Komento: