
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka rënë në “kurth” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në Debat Plus, Gashi tha se nuk e sheh si problem emrin e kandidatit për President, duke theksuar se do të mund ta mbështeste cilindo prej deputetëve të LDK-së.
“Unë po i them sonte Albin Kurtit, merre listën e deputetëve të LDK-së, të paktën 10 i ke që janë me 7-8 mandate deputetë, zgjidhe kë të duash. I votojmë krejt”, tha Gashi.I pyetur nëse do ta mbështeste Anton Çunin, Gashi u përgjigj pozitivisht, duke përsëritur se do të votonte cilindo kandidat nga deputetët e LDK-së.
Sipas tij, problemi qëndron te marrëveshja dhe mënyra se si është arritur ajo.“Arsyeja është se Albin Kurti ka dashur me përça LDK-në. Fati i keq është se kryetari i LDK-së ka rënë në këtë kurth”, deklaroi Gashi.
Ai kritikoi Abdixhikun për mbështetjen e kandidaturës së Bekim Sejdiut, duke vënë në pikëpyetje logjikën politike të këtij vendimi.“Qysh mundesh me i dhënë shpërblim dikujt që ta ka rrëzuar qeverinë tënde? A ka logjikë politike? Qysh mundet me ndodhë kjo punë?”, tha Gashi.