Gashi akuzon Prokurorinë se nuk po i përgjigjet familjes Dehari lidhur me zhdukjen e mostrave në IML

17:03 | 08 Prill 2024
gashi-akuzon-prokurorine-se-nuk-po-i-pergjigjet-familjes-dehari-lidhur-me-zhdukjen-e-mostrave-ne-iml

Tomë Gashi- avokati i familjes Dehari, ka akuzuar Prokurorinë Speciale se është duke heshtur dhe nuk po kthen përgjigje lidhur me zhdukjen e mostrave të Deharit në IML

Gashi i është drejtuar me letër prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu, pas raportimit se janë gjetur mostrat e Deharit në IML.

“Rasti i mostrave te Astrit Dehari-t. Kërkesa e radhës dërguar Prokurorit të Prokurorisë Speciale z. Afrim Shefkiu. Edhe pse kanë kaluar 1 vit e 4 muaj nga publikimi i zhdukjes se mostrave të Astrit Deharit. Edhe pse Prokurori ka pranuar shumë kërkesa për ta njoftuar familjen e Astritit për këtë çështje. Edhe pse Prokurori e ka obligim ta bëjë këtë. Prokurori vetëm hesht, asnjëherë nuk përgjigjet..!”, thotë Gashi.

Tutje thekson se Prokuroria po e përdor heshtjen per të arsyetuar neglizhencën totale të zbulimit të vrasësve të Astrit Deharit.

“Plagët e Astritit janë dëshmi e vrasjes se tij që nuk mund t’i fsheh askush siç nuk ka mundur t’i fshehë edhe një ish-kryeprokuror i cili deshti rastin e vrasjes se Astritit ta mbyll për 13 ditë në kundërshtim me provat që e vërtetojnë se Astrit ështe vrarë”, shkruan avokati Gashi.

Komento: