Gashi: Asnjëherë s’ka ndodhur kështu me moskonstituimin e Kuvendit

20:56 | 30 Maj 2025
gashi:-asnjehere-s’ka-ndodhur-keshtu-me-moskonstituimin-e-kuvendit


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës për shumë mandate, Arben Gashi, ka folur për FrontOnline rreth ngërçit që ka përfshirë Kuvendin e Kosovës, e i cili ka dështuar të konstituohet për 23 herë me radhë që nga 15 prilli.

Gashi e ka cilësuar këtë situatë si të paprecedent në historinë parlamentare të vendit.

“Asnjëherë s’ka ndodhur kështu. Ka ndodhur me u bllokuar Kuvendi gati një vit, por seanca konstituive kaq të shpeshta s’ka pasur asnjëherë,” ka deklaruar ai për FrontOnline.

Sipas Gashit, problemi rrënjësor është mungesa e një shumice qeverisëse funksionale, e cila do të mundësonte përmbylljen e procesit të konstituimit dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Mungesa e një shumice qeverisëse po e bën këtë,” u shpreh Gashi.

Komento: