
Analisti, Shkelzen Gashi është përfshirë në debatin për përformancën e Goran Bregoviqit në Korçë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë, po i lëndojnë ata të Kosovës me Bregoviqin, mirëpo në këtë debat duhet përkujtuar edhe një fakt tjetër sipas tij.
Ai thotë se edhe ne i lëndojmë më shumë ata, kur organizojmë akademi përkujtimore për Enver Hoxhën.
“Ata po na lëndojnë kur po organizojnë koncert me goran bregović-in, ama mos harroni se na i lëndojmë edhe më shumë ata, kur organizojmë akademi përkujtimore për enver hoxhën”, ka shkruar Gashi.