Këshilltari politik i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi ka thënë se Ligji i grevave nuk thotë se kompensimi i orëve është i ndaluar.
Duke ia kujtuar Jasharit vendimin për ndërprerje të grevës, që ishte marr në zyrën e kryeparlamentarit, Kadri Veselit, Gashi ka thënë se dëshira e SBASHK-ut ishte që edhe vendimi për zëvendësimin e orëve të merrej në Parlament.
“Kjo me tepër është me inate. Ndoshta dikush ka pritur që vendimi me u marr në ndnjë institucion tjtër, në parlament apo diku tjetër, aty ku është marr vendimi që të ndërprehet greva”, ka thënë Gashi në Dukagjin ,përcjell ORAinfo.
Ai ka thënë se Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit janë përgjegjëse për zhvillimin arsimit në Kosovë dhe sipas tij për këtë shkak nuk ka qenë e arsyeshme që në këto takime të ftohen edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut.
“Ne presim reflektimi të SBASHK-ut, mirëpo mos të harrojmë se është në kompetencë të mistrisë që të merr vendime të tilla, ja lejon udhëzimi administrativ, dmth ka bazë ligjore dhe SBASHK-u në këtë proces maksimumi që ka mundur të bëjë është të dal me një deklaratë”, ka thënë tutje Gashi.
Më poshtë mund të dëgjoni deklaratën e plotë të këshilltarit Gashi. /ORAinfo/