
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokrtike të Kosovës, Arben Gashi deklaroi se mbledhja e Grupit Parlemantar të kësaj partie është ftuar nga kryetari, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar për takimin e djeshëm me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Ai tha se partia nuk është duke diskutuar për ndarjen e pozitave qeveritare, por se prioritet mbetet programi dhe mënyra e qeverisjes së vendit.
Gashi tha se nuk ka vija të kuqe për bashkëpunim me subjektet politike, por theksoi se çdo vendim do të varet nga përmbajtja e programit qeverisës.
“Thash që na kanë thirr me na tregu ccka kanë diskutuar dje. Sidoqoftë, në parim unë kam thënë edhe dy palë zgjedhje të e kaluara që nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt tjetër. Por duhet të shohim programin, duhet të shohim idetë, duhet të shohim të ardhmen e Kosovës, duhet të shohim se si do të qeveriset vendi, duhet të shohim cili është raporti i Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, këto janë temat kryesore. Nuk është me rëndësi cili individ se çfarë funksioni ka, apo se kush çka po grabit. Rëndësia është me pa a mundemi me bë një program për bashkëqeverisje dhe në bazë të këtij programi, pastaj kush janë njerëzit që mundet me shty përpara”, tha ai.
Ai tha se ende nuk është momenti për të diskutuar për poste kur u pyet nëse do të pranonte ndonjë pozitë në një qeveri të udhëhequr nga VV.