Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka ironizuar me kryeministrin Kurti, duke i përdorur metaforat e tij “Amerika Amerika, tap karriga e kryeministrit i harron krejt”.
Sipas Gashit, Kurti vazhdimisht kërkonte platformë për dialogun.
“Sa herë keni ardhur të raportoni për dialogun në këtë Kuvend”, ka thënë Gashi.
Gashi po ashtu ka kritikuar Kurtin edhe për qasjen në Veri.
“I shtruam rrugë 2-3 kilometra në Veri, amo bash hiq spo na intereson, me këtë merret ministri i Infrastrukturës”, ka thënë Gashi.
I ka thënë Kurti se ajo çfarë i intereson opozitës është qëndrimi i Kurtit si kryeministër për dialogun.