Gashi flet pasi LDK-ja u dënua me gjobë për mosrespektim të rregullave ndaj Covidit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gashi flet pasi LDK-ja u dënua me gjobë për mosrespektim të rregullave ndaj Covidit

21:14 | 13 Janar 2021

LDK-ja u dënua me gjobë për mosrespektim të rregullave ndaj COVID, flet Arben Gashi.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur pasi komuna e Prishtinës e ka dënuar partinë për tubime në kohë pandemie, duke u dalë kundër rregullave ndaj COVID-19.

Ai tha se nëse janë tejkaluar rregullat, atëherë komuna e ka kryer punën e saj.

“Nëse janë tejkaluar rregullat, atëherë komuna e ka bërë punën e vet”, tha Gashi.

Kur u pyet se a mund të ishte kjo si një lloj hakmarrjeje, ai tha se nuk është dasht me qenë ashtu.

“Nuk ish dasht me pas amo nëse ka ka do të jetë një rast i keq”, shton Gashi.

Lidhja Demokratike e Kosovës u dënua me 2 mijë euro nga Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë, pasi që ka shkelur masat antiCOVID në një tubim të mbajtur në kryeqytet.

Komento: