Gashi: Grenelli ishte pro-serb

23:15 | 04 Maj 2021

Gashi e ka quajtur pro-serb

Avokati Tomë Gashi tregoi se kush ishte personi i cili kuptoi ngritjen e aktakuzës së Presidentit Thaçi dhe të tjerëve të cilët gjenden në Hagë.

Sipas Gashit, Grenell ishte personi i parë që dha lajmin kur u publikua aktakuza e Thaçit, në kohën kur ai po udhëtonte për në Uashington.

Madje të njëjtin, Gashi e ka quajtur pro-serb.

“Lajmin e parë për ngritjen e aktakuzës e kanë marrë në Vjenë nga i dërguari i Trump Z.Grenell i cili shëtitej kësajde sikur në shtëpinë e vet dhe i cili krijonte dëme, ai faktikisht ndërhynte politikisht dhe ishte një pro-serb, ku më së miri u deklarua ose thënë më mirë u pa në fushatën zgjedhore të Presidentit Donald Trump, ku ai më tepër ishte me serb se sa me amerikanë”.- u shpreh ai në ATV.

Komento: