
Votimi për shkarkimin e Osmanit nga partia, Gashi: S’më intereson fare
Isa Mustafa ka kërkuar shkarkimin e Vjosa Osmanit nga postet që ka në LDK.
Për propozimin e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, për ta shkarkuar nënkryetaren e partisë, Vjosa Osmanit, ka pasur reagime të ndryshme.
Por, shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se është i painteresuar lidhur me këtë propozim.
“Nuk e komentoj këtë punë unë, vota është e fshehtë. A kanë votu të tjerët apo jo, nuk më intereson fare”, ka thënë Gashi për Gazeta Sinjalin.
I pyetur se si e vlerëson deklaratën e deputetit të LDK’së, Fatmir Rexhepit, i cili tha se pas votimit të tij dhe Haxhi Avdylit kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit, LDK po hakmerret edhe ndaj tyre, Gashi tha se nuk i intereson kjo punë.
“As për ta nuk më intereson, nuk dua të komentoj asnjë deklaratë”, tha Gashi.