Gashi: Incidenti i Osmanit në aeroportin e Shkupit, mund të jetë si pasojë e ndikimit të Serbisë

19:02 | 02 Gusht 2024
gashi:-incidenti-i-osmanit-ne-aeroportin-e-shkupit,-mund-te-jete-si-pasoje-e-ndikimit-te-serbise

Avokati Tomë Gashi, thotë se incidenti i ndodhur i presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit, mund të jetë si pasojë e ndikimit Serbisë në Maqedoninë e Veriut.

“Besoj që shërbimet sekrete apo edhe josekrete të Serbisë kanë një ndikim jashtëzakonisht të madh në shtetin e Maqedonisë. Për këtë arsye janë krijuar më herët edhe raste shumë të rënda penale, për të cilat kanë qenë të shokuar opinioni publik, e që gjithmonë kanë tentuar që t’i fajësojnë shqiptarët dhe posaçërisht pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë”,  tha ai.

“Mendoj që Maqedonia është në atë situatë që nuk mund apo nuk do kaq shumë që t’i rezistojë presionit që bëhet nga Serbia, dhe ky incident është ndoshta pasojë e ndikimit te Serbisë te autoritetet e Maqedonisë”,  shtoi Gashi në Info Magazine.

Komento: