Gashi: Katër vite nën udhëheqjen e VV-së janë katër vite të dështuara

16:11 | 09 Shtator 2024
gashi:-kater-vite-nen-udheheqjen-e-vv-se-jane-kater-vite-te-deshtuara

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet si qeverisja më e dobët në historinë e Kosovës.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Gashi ka thënë se nën udhëheqjen e VV-së janë katër vite të dështuara.

“Kjo legjislaturë me këtë qeverisje mund të konsiderohet si qeverisja me e dobët në historinë e Kosovës. Është karakterizuar me shkelje të vazhdueshme dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e qeverisë… për keqardhje katër vite nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, janë katër vite të dështuara”, u shpreh Gashi.

Komento: