Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me kërkesat e Serbisë, pas takimit të djeshëm në Bruskel, ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Përmes një postimi, Gashi ka shkruar se të martën u bë e qartë që gjatë takimit Serbia ka kërkuar ndryshimin e kufijve të Mitrovicës, e një gjë të tillë, deputeti e konsideroi të papranueshme.
“Nga takimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin e Serbisë në Bruksel, u kuptua se Serbia, ndër të tjera, po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore. Kjo kërkesë është e papranueshme, pasi kufijtë e komunave janë tashmë të vendosur dhe ndryshimi i tyre paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Gashi.
Teksa në përfundim, ai ka thënë se çdo ndryshim i kufijve komunal, do të shkelte propozimin gjithpërfshirës të Pakos së Ahtisaarit.