Gashi: Kosovës i duhen politika të majta

20:24 | 28 Shkurt 2019

Nisma Socialdemokrate ka shënuar 5 vjetorin e themelimit.

Këshilltari i ministri të Arsimit, Valmir Gashi përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se Kosovës i duhen modele dhe politika të majta, përcjell ORAinfo.

Sipas tij, Kosovës i duhen socialdemokratë siç është Fatmir Limaj.

Postimi i plotë:

Urime 5-vjetori i themelimit të dashur Socialdemokratë!

Kosovës i duhen modele dhe politika të majta, i duhen socialdemokratë siç është kryetari ynë Limaj, i pari i Këshillit Kombëtar Krasniqi, deputetë si Sherifi, Shala, Hoti, Balaj-Halimaj, Berisha, etj, ministra si Reçica, Bytyqi e Shala. Kosovës i duhet NISMA Socialdemokrate! /ORAinfo/

Komento: