Analisti politik, Blerim Gashi në eventin e organizuar nga mediumi Kanal10, në nder të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, përmendi edhe një herë ndihmën që SHBA-të e dhanë në kohën kur populli i Kosovës kishte më së shumti nevojë.
Sipas tij, të majtë e të djathtë ishin përkrah Kosovës.
“Nuk është puna vetëm me deklarime, duhet t’a dijmë një gjë. Për që jemi satelit, s’jemi, për që jemi aleat i vogël edhe në rrethana gjeo-strategjike krejt i pa rëndësishëm për SHBA-të, por për zemër e kemi dhe përnime e kemi dhe jemi të sinqertë. Për arsye se ne kur kemi qenë para momentit të shfarosjes si vend, SHBA-të të majtë e të djathtë kanë qenë me ne, përnime gjithashtu”, deklaroi Gashi. /Gazeta10