Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

12:00 | 01 Gusht 2026
gashi:-ldk-ne-nuk-e-ndal-askush,-nuk-e-frikeson-as-presioni-nga-jashte-dhe-as-sfidat-nga-brenda

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 30 korrikut, me ç’rast ka deklaruar se LDK-në nuk e ndal askush dhe se nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda.

Gashi tutje thotë se forca e LDK-së, nuk buron nga pushteti, por nga vlerat mbi të cilat është ndërtuar.

“Demokracia është themeli i saj. Liria është shpirti i saj. Veprimi politik është misioni i saj. Ndërsa qëndrimi i palëkundur për të vërtetën është vetë arsyeja e ekzistencës së saj.Për këtë LDK angazhohem. Në këtë LDK besoj. Për këtë LDK qëndroj”, ka shkruar ndër të tjera ai

Komento: