Gashi merr lajmin katastrofal

17:49 | 02 Mars 2019

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi ka mbetur pa skuadër.

Colorado Rapids ka njoftuar zyrtarisht se heq dorë nga ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, pas tre viteve bashkëpunim.

Gashi iu bashkua Colorado Rapids menjëherë pas aventurës kuqezi në Europianin e Francës dhe kjo zgjedhje ndikoi që ai të humbiste dhe kontaktet me fanellën kuqezi.

Në njoftimin e klubit nga MLS shkruhet:

“Klubi ka vendosur të heqë dorë nga Shkëlzen Gashi. Duam të falënderojmë Shkëlzenin për shërbimet e tij gjatë këtyre tre viteve dhe i urojmë atij gjithë të mirat”.

Kujtojmë që 30-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të paguar në MLS. Gjatë tre sezoneve me Coloradon ka luajtur në total në 68 ndeshje të kampionatit, duke shënuar 14 gola, 10 vetëm gjatë sezonit të parë.

Komento: