Gashi: Ministri Bytyqi nuk është deklaruar për mbylljen e asnjë universiteti

22:42 | 14 February 2019

Këshilltari i ministri, Valmir Gashi ka thënë se ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi nuk ka deklaruar asnjëherë për mbyllje të universiteteve në Kosovë.

Ai ka thënë se raporti për të cilin po flitet thuajse një vit, që është mbyllur nga ministria, si thotë ai, i njejëti është bërë nga ekspertët për nevoja të brendshme, përcjell ORAinfo.

Sipas tij, ministri Bytyqi ka qenë dhe mbetet i përkushtuar që të ndihmojë dhe zhvillimin dhe qëndrueshmërin e të gjitha institucioneve të arsimit.

Postimi i plotë:

Me qellim te nje sqarimi sa me te mire per opinionin, lidhur me raportin per qendrueshmerine e universiteteve publike, nje teme e mbyllur tashme, mirepo qe vazhdon kohe pas kohe te riaktualizohet per arsye te cilat nuk i kemi te qarta, madje edhe duke u interpretuar ne menyre jo te drejte, eshte mire te kuptohet se:

Ministri Bytyqi ne asnje moment nuk eshte deklaruar per mbylljen e asnje universiteti ne Kosove.

Raporti per te cilin po flitet ka gati nje vit qe eshte mbyllur nga ana e Ministrise, i njejti eshte bere nga eksperte per nevoja te brendshme, ndersa veprimet tjera jane pertej politikave te Ministrise.

Ministri Bytyqi ka qene dhe mbetet i perkushtuar te ndihmoj ne zhvillimin dhe qendrueshmerine e te gjitha institucioneve te arsimit te larte publik dhe privat. /ORAinfo/

Komento: