Gashi: Në Kosovë duhet të jetë një mobilizim për trajnimin e të rinjve

19:00 | 05 Janar 2024
gashi:-ne-kosove-duhet-te-jete-nje-mobilizim-per-trajnimin-e-te-rinjve

Xhavit Gashi, ish-atashe i Kosovës në ShBA, ka deklaruar se ndonëse Kosova nuk ka aspiratë të  sulmimit ose pushtimit të ndonjë vendi, duhet vetë të jetë e përgatitur.

Sipas tij, duhet të ketë një mobilizim për trajnimin e të rinjve, njofton Klan Kosova.

“Besoj se do të ishte me rëndësi, jo vetëm si reaksion, por edhe të ketë një lloj mobilizimi. Jo si Serbia, por shembull si vendet demokratike. Mund ta marrim shembull Finlandën që bën një lloj rekrutimi”, ka deklaruar Gashi në Info Magazine.

Ai më tej ka thënë se bashkëpunimi i Serbisë me ushtrisë e vendeve perëndimore mund të shihet si pozitiv.

“Sa më shumë te ketë bashkëpunim, e shoh të dobishëm sepse mund të kenë ndikim në doktrinën ushtarake serbe”.

Komento: