Gashi: Në vend që të merremi me problemet me ujë, rrymë e ajrin e ndotur, merremi me deklaratat e Kurtit dhe Rugovës

10:58 | 25 Janar 2021

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, thotë se në vend që në këtë fushatë zgjedhore të merremi me problemet e ajrit, ujit e rrymës, merremi me atë se çka ka deklaruar Albin Kurti për Ibrahim Rugovën.

Këtë reagim Gashi e ka bërë në profilin e tij në Facebook, teksa shton se Kosova është vendi më i varfër në Europë, me ajrin më të ndotur gjithashtu.

Postimi i tij i plotë:

Jemi në vitin 21 të shekullit 21 dhe nuk kemi as ujë e as rrymë 24 orë në ditë.

Ajrin e kemi më të ndoturin në Europë. Jemi vendi më i varfër në Europë.

Në vend se gjatë kësaj fushate zgjedhore të merremi me këto probleme dhe të tjera si këto, ne merremi me çka ka deklaruar Albin Kurti për Ibrahim Rugovën.

Komento: