Gashi: Nga sot, sa herë ta shoh fotografinë e Albin Kurtit ka me më dalë edhe fotografia e Bujar Dugollit

18:11 | 21 Tetor 2022

Ish këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, ka komentuar zhvillimet në Universitetin e Prishtinës, ku u shkarkua rektori Naser Sahiti.

Gashi, lë të kuptohet se ky shkarkim ishte politik, e se ndikim kishte vet kryeministri Albin Kurti.

Ndikimin e Kurtit në këtë process, sipas statusit të Gashit, e ka diktuar profesori i cili është evidentuar si plagjiator, Bujar Dugolli.

Statusi i plotë i Shkëlzen Gashit:
“deri sot, sa herë e kam pa fotografinë e albin kurtit, më ka dalë kapak edhe fotografia e agim bahtirit.

prej sot, mbas shkarkimit të rektorit të up-së, kam dro që sa herë ta shoh fotografinë e albin kurtit, ka me më dalë kapak edhe fotografia e bujar dugollit.”

Komento: