Gashi: Pagat e ulëta, jo atraktive për punëtorët

09:03 | 01 Maj 2024
gashi:-pagat-e-uleta,-jo-atraktive-per-punetoret

Kritikat për mos respektimin e të drejtave të punëtorëve në Kosovë, janë shprehur edhe nga Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës.

Gashi ka deklaruar për Front Online se kushtet e punës dhe pagat nuk janë të mira.

Ai ka një apel për Qeverinë e Kosovës.

“Nuk janë duke u respektuar aspak të drejtat e punëtorëve. Kemi një fluks të jashtëzakonshëm të mos interesimit të punëtorëve për t’u punësuar në sektorin publik e privat. Kushtet janë shumë të këqija, pagat e ulëta të cilat nuk i përballojnë kostot e larta ekonomike. Tek sektori privat ende punohet pa kontrata dhe nuk respektohen Ligji i Punës të drejtat që derivojnë nga ky ligj. Bëj apel te Qeveria dhe Inspektorati i Punës që t’I kontrollojnë kompanitë që nuk i respektojnë të drejtat e punës”, tha Gashi.

Komento: