Gashi: Politika e Kurtit ishte problematike për vendin

21:14 | 02 Prill 2020

Arben Gashi ka folur në lidhje me Albin Kurtin dhe politikën e tij.

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi tha se politika e Kurtit ishte problematike për vendin.

Ai tha se përvec Amerikës të gjithë të tjerët i lexojmë mes rreshtave.

Gashi tha se edhe VV dikur dëshironte të ndërmjetësonte SHBA, ndërkaq sot sipas tij ai dëshiron të bëj aleancë me Kinën, Indinë, Brazilin në vend të Amerikës.

“Politik bërja e Kurtit ishte problematike, në politikë asgjë nuk është statike. Politika e tij na ka sjellë këtu. Pëvec amerikanëve, të tjerët I lexojmë në mes të rreshtave.Ai më parë kërkonte që të jetë ndërmjetësues SHBA në dialog por ai ndoshta ndoshta ka dëshirë të bëj aleancë me Kinën, Indinë, Brazilin në vend të Amerikës”, tha Gashi.

Komento: