Gashi: Qeveria e Albin Kurtit është qeveria që ka bërë më së shumti shkelje kushtetuese

22:38 | 07 January 2025
gashi:-qeveria-e-albin-kurtit-eshte-qeveria-qe-ka-bere-me-se-shumti-shkelje-kushtetuese

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar qeverinë Kurti për keqqeverisje gjatë mandatit 4 vjeçar.

I ftuar në Klan Kosova, Gashi ka thënë se Qeveria Kurti ka më së shuti shkelje kushtetuese dhe korrupsion.

“Qeveria e Albin Kurtit është qeveria që ka bërë më së shumti shkelje kushtetuese të njëpasnjëshme, shkelje të parimeve, korrupsion, probleme në sistemin energjetik me rezervat shtetërore. Kjo është një qeveri që nuk duhet të jetë më në qeverisje”, ka thënë Gashi.

Komento: