Gashi: Radojçiq rrahu Spiriqin për keqpërdorim të 50 mijë eurove

18:33 | 28 Shkurt 2024
gashi:-radojciq-rrahu-spiriqin-per-keqperdorim-te-50-mije-eurove

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi, ka theksuar se Milan Radoiçiq ka grushtuar brutalisht Aleksandar Spiriq, ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës Veriore, për shkak të keqpërdorimit të 50 mijë eurove.

Gashi ka thënë se ka mundësi që ky incident të jetë bërë publik gjatë bastisjes së Policisë së Kosovës dhe të jetë rënë në dorë të një personi zyrtar.

Sipas tij, vetë Radojçiqi e kishte dërguar Spiriqin në spital dhe është kujdesur për shërimin e tij.

“Ka mundësi që ky incizim gjatë bastisjes së Policisë së Kosovës të ketë rënë në dorë ndonjë personit zyrtar, dhe është bërë publike. Ky rast ka ndodhur më herët, këtu kemi të bëjmë për shkak të keqpërdorimit të 50 mijë eurove, i cili zyrtar nga Serbia i keqpërdor dhe i delegon në një adresë të bashkëshortes së tij, andaj për këtë është grushtu në ambientin ku gjendet hoteli i Radojçiqit. Ky rast ka ndodhur dhe është publike në Serbi, për shkak se pjesa tjetër e incizimit ka të bëjë ku ky person është bërë për mbikëqyrje mjekësore, ku vetë Radojçiq e ka dërgu në spital dhe e ka shëru të njëjtin person. Ky është vetëm një prej rasteve që ka ndodhur”, ka deklaruar ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi për RTV Dukagjini.

Komento: