Gashi: Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa njohjen e Kosovës

14:29 | 15 Qershor 2024
gashi:-serbia-nuk-mund-te-behet-anetare-e-be-se-pa-njohjen-e-kosoves


Profesori universitar, Ibrahim Gashi thotë për “Front Online” se Serbia nuk mundet të behët anëtare e BE-së pa normalizuar plotësisht marrëdhëniet me Kosovën, që nënkupton njohjen e saj.

“Sipas të gjitha praktikave por edhe akteve normative të BE-së Serbia nuk mundët të bëhet anëtare e BE-së pa normalizuar plotësisht marrëdhëniet me Kosovën, që nënkupton njohjen e saj”, tha Gashi.

Gashi thotë se me politikën agresive që ka shteti serb, nuk duhet shpërblyer më anëtarësim sepse pastaj ajo më shumë gjasë do të behët pengesë për anëtarësim të Kosovës në BE.

Për më shumë me politikën aktuale agresive që shteti serb ndjek ndaj Kosovës mendoj që çon mesazh të qartë në Bruksel se Serbinë nuk duhet shpërblyer më anëtarësim sepse pastaj ajo më shumë gjasë do të behët pengesë për anëtarësim të Kosovës në BE“, potencoi ai.

Komento: