Gashi: Taksën ta heqim, reciprocitetin jo pa koordinim me Amerikën

12:08 | 02 Mars 2020

Kuvendi i Kosovës po diskuton për taksën 100%.

Arben Gashi nga LDK, ka thënë se kjo parti qysh moti ka qenë kundër taksës. Ai ka thënë se pas heqjes së saj, nëse Serbia nuk ndryshon karshi Kosovës, atëherë duhet të vendosen masat e reciprocitetit, në bashkëpunim me ndërkombëtarët e në vecanti me SHBA-të.

“LDK dhe VV qysh në fushatë kanë qenë kundër tarifës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe kanë deklaruar se kjo do të zëvendësohet me masë reciprociteti. Kështu, votuesit tonë, përmes votës së tyre, kontribuan në përforcimin e qëndrimit tonë me këtë problematike. Anketimet joformale me qytetarë, konfirmojnë heqjen e tarifës për të ruajtur marrëdhëniet tona me aleatët tonë. Politika dhe diplomacia kosovare kanë dështuar të arsyetojnë tarifën 100%. LDK synon të bashkëpunojë dhe të bashkërendojë veprimet me aleatët tonë, në radhë të parë me SHBA-në, duke i njoftuar me pengesat që Serbia po ndërmerr ndaj Kosovës. Me tarifën e hequr, në rast se politika e Serbisë nuk ndryshon, masat reciproke do të rezolutojnë në bashkëpunim me partnerët e koalicionit dhe me spektrin e gjerë politik”, ka thënë Gashi.

Komento: