Gashi tregon se a mund të largohet Osmani nga LDK-ja dhe a do ta dëmtonte largimi partinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gashi tregon se a mund të largohet Osmani nga LDK-ja dhe a do ta dëmtonte largimi partinë

20:46 | 17 Prill 2020

Arben Gashi tregon se amund të largohet Osmani nga LDK-ja dhe a do ta dëmtonte largimi partinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se LDK’ja po punon për emrin e kryeministrit.

I pyetur për Vjosa Osmanin dhe qëndrimet e saj të fundit, Gashi ka thënë se në LDK respektohen mendimet ndryshe.

“Zonja Osmani është zonjë e nderume dhe deputete e Kuvendit, ka shprehë vullnetin e saj me votë dhe vazhdojmë.”, ka thënë Gashi në Euroneës Albania.

Gashi është pyetur edhe për mundësinë e largimit të Vjsoa Osmanit nga LDK’ja.

“Mund të bëjë shkëputje politike nga partia e juaj. Por do ta dëmonte rëndë LDK-në në ballafaqimet e radhës”, i thotë gazetari.

“Mund edhe të mos tërhiqet, respektojmë mendimet e saj. Ndoshta do ta dëmtonte, ndoshta nuk do ta dëmtonte”, është përgjigjur Gashi.

Komento: