Gashi: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë për ata që mendojnë se rregullat vlejnë vetëm për të tjerët

14:56 | 08 Gusht 2025
arben-gashi:-qeveria-nuk-do-ta-zbatoje-ligjin-qe-e-ka-bere-vete

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e mëtejmë në Kuvend.

Ai ka theksuar se Kushtetuesja ka konfirmuar shkeljen nga ana e Avni Deharit, duke sqaruar se i njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se tre herë, se deputetët nuk mund të fshihen dhe duhet të marrin pjesë në votim, si dhe se votimi është i hapur për qytetarët, njofton Klankosova.tv.

Sipas Gashit, ky vendim është “një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët”, duke shtuar se demokracia mbahet me respektimin e ligjit, jo me “lojëra procedurale”.

Komento: