Gasperini merr drejtimin e gjigantit italian

10:06 | 24 Maj 2021

Lamtumirë Atalanta: Gasperini merr drejtimin e gjigantit italian.

Gasperini bën gati valixhet, 63-vjeçari merr drejtimin e gjigantit italian!

Atalanta-Milan është ndeshja e sontme që do të vendos e kush do të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane raportojnë se për Gasperinin kjo do të jetë ndeshja e fundit si trajner i Atalantës.

Italiani nga sezoni i ardhshëm do të jetë trajner i Juventusit pa marrë parasysh nëse Biankonerët kualifikohen apo jo në Ligën e Kampionëve.

Gasperini ka qenë futbollist i Juventusit, ndërsa karrierën si trajner e ka filluar pikërisht te Zonja e Vjetër kur ka drejtuar grupmoshat e reja në vitin 2003.

Komento: