Gastronomët do t’i drejtohen Kuvendit, kundërshtojnë masat

16:27 | 28 Janar 2022

Gastronomët sërish kundërshtojnë masat.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.

Petrit Kllokoqi, kryetar, ka konfirmuar se kërkesa që kanë për deputetët lidhet me masat e marra nga qeveria për luftimin e pandemisë së COVID-19, e të cilat sipas tyre janë të përshtatshme.

“Masat i kemi respektuar. Më e dhimbshmja është që kanë refuzuar që të takohen me ne. Do t’i drejtohemi deputetëve që të na nxjerrin nga kjo situatë – pozitë e opozitë”, është shprehur Kllokoqi për klankosova.

“Masat i kemi kundërshtuar sepse na është ndaluar e drejta për punës. Nuk jemi sunbvencionuar ekonomikisht, si pagat e punëtorëve, qiraja apo ulja e TVSH, e cila nga tetë për qind u rrit në 18 për qind. Është e padrejtë që të shkurtohet orari i punës pa subvencionim. Masat e fundit janë të ekzagjeruara”.

Sipas tij bizneset e gastronomisë do të duhej të përkraheshin financiarisht, duke u arsyetuar me rritjen ekonomike që ka pasur gjatë vitit 2021.

Komento: